Rasti i dytë brenda një jave! Aksident në minierën e Martaneshit, dëmtohet rëndë një minator (emri)

26/07/2022 14:42

Një tjetër aksident ka ndodhur në një nga galeritë e Bulqizës. Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Martaneshit, po të kësaj njesie, ku një minator me emrin Maksim Beça është plagosur rënde gjatë punës.

Fillimisht i plagosuri është dërguar pranë spitalit të Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë,por plagët e rënda dhe mungesa e mjekëve specialist ka detyruar që i plagosuri të dërgohet me helikopter pranë spitalit të Traumes në Tiranë.

Ndërkohë trupi hetimor ka nisur hetimet. Ky është rasti i dytë brenda një jave ku pak ditë më parë një minator humbi jetën

Top Channel