Ndryshimi i emrit nga Lëvizja Socialiste per Integrim në Partinë e Lirisë u pasua edhe me ndryshimin e logos, dukshëm e ndryshme nga ajo e vjetra.

Idealet dhe simbolet e së majtës rozë bashkë me prioritetin e integrimit u zhdukën duke i lënë vend ngjyrave te theksuara nacionaliste kuq e zi.

Bashkë me siglën duket se se ka ndryshuar edhe ideologjia, pasi Ilir Meta preferon ta profilizojë krijesën e tij të re si parti patriotike dhe ultra demokratike.

 “Liria është e majtë apo e djathtë? Sovraniteti është i majtë apo i djathtë, partia e lirisë është parti gjithëpërfshirëse . Pse PS është e majtë sot? Partia e lëvizjes është parti patriotike. Nuk është parti nacionaliste ne skemi pretendim territorial ndaj asnjë vendi. Sjemi parti nacionasliste por ultrademokratike, në kuptimin që referendumi është garanti i demokracisë dhe rikthimi ne themelet e kushtetutës”, tha Ilir Meta.

Me rikthimin e politikën aktive Ilir Meta shkriu organet drejtuese te partisë që vete themeloi por u tregua zemërgjerë me lidershipin e vjetër të partisë duke i amnistuar nga gabimet të së shkuarës duke nisur me djegien e mandateve dhe bojkoti e zgjedhjeve akte të cilat zotohet se nuk do përsëriten më.

 “Partia e lirisë për aq kohë sa do jem lideri i saj asnjë sekond sdo bojkotojë asnjë gjë në këtë vend. As  seancë parlamentare asgjë tjetër”, tha Meta.

Fajëson Lulzim Bashën për vendimet që dëmtuan LSI. Ish aleatin e e bashkëshortes nuk e fal për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, për të cilin për herë të parë zbulon të pathënat e një pakti që nuk u realizua kurrë.

 “Edhe prishja ka qenë e reakorduar edhe marrëveshja e 5 qershorit, i kam thënë mblidh opozitën se do i dalim përballë se janë prishur rregullat e lojës thjesht thuaj që ky do jetë pra president siç e zgjodhi dhe ti do jesh kryeministër dhe organizmin mere vetë. Çfarë ishte marrëveshja e 5 qershorit grusht shteti”, u shpreh Meta.

Nuk mori asnjë urim nga ndërkombëtar per lëvizjen e tij politike dhe as nuk e ka kompleks të bashkëpunojë me Sali Berishën e shpallur non grata me të cilin synon të rrëzojë Edi Ramën.

“Të gjithë ata që më kanë pyetur si do ikë qeveria me protesta dhe zgjedhje”, tha Ilir meta.

Top Channel