Gruaja e rrëmbyer nga përdhunuesi shpëtohet duke hedhur letra të fshehta nga dritarja në Spanjë (fotot)

26/07/2022 18:23

Një vajzë e re që mbahej prej ditësh nga një përdhunues ka arritur të shpëtojë duke hedhur letra të shkruara me dorë drejt një fqinji nga dritarja, njoftonte policia spanjolle.

Gruaja që ishte mbajtur kundër dëshirës së saj për gjashtë ditë në një shtëpi në Pontevedra në veriperëndim të Spanjës, ishte përdhunuar nga rrëmbyesi, thanë zyrtarët e Guardia Civil, të cilët thyen derën e shtëpisë duke e shpëtuar atë mëngjesin e ndjeshëm.

Në një deklaratë të cituar nga e përditshmja Atlantico thuhej: “Agjentët vendosën të mos trokisnin në derë, pasi gruaja i kishte paralajmëruar se nëse agresori i dyshuar shihte policinë e kishte kërcënuar se do ta vriste.”

“Kështu përballë një krimi flagrant ata përdorën forcë duke thyer derën.”

Brenda oficerët gjetën agresorin e dyshuar dhe viktimën, në gjendje të shokuar.

Viktima e re kishte arritur të jepte alarmin duke hedhur disa letra të shkruara me dorë në një prej dritareve të ndërtesës.

I dyshuari u identifikua vetëm si 26 vjeçari me iniciale M.F.R, 26, rezident vendas dhe u arrestua për heqje të paligjshme të lirisë, sulm seksual dhe sulme trupore.

Burimet thanë se viktima dhe sulmuesi e njihnin njëri-tjetrin dhe kishin qenë më parë në një marrëdhënie.

Familja  viktimës kishin deklaruar zhdukjen e saj disa ditë më parë.

El Diario raportonte se i dyshuari ishte i kërkuar për sulme të ngjashme dhe kishte sekuestruar një tjetër viktimë vetëm një muaj më herët në qytetin fqinjë të Ponteareas.

Sulmuesi përballet me 15 deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor.

FOTO GALERI
2/3
Gruaja që ishte mbajtur kundër dëshirës së saj për gjashtë ditë në një shtëpi në Pontevedra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA