‘Ekzibicionisti’ në plazhin nudist qëllohet për vdekje pasi ‘prekte veten’ para grave në plazhin francez (fotot)

26/07/2022 15:27

Një burrë 46 vjeçar është qëlluar për vdekje në një plazh nudistësh në Francë pasi kryente veprime seksuale para grave mëngjesin e të shtunës, raportonte dje policia vendase.

Viktima i vrarë në plazhin ‘La Mama’ në liqenin në periferi të Lyon, raportohej se kishte trazuar të pranishmit prej orësh, sipas dëshmitarëve.

75-vjeçari që e qëlloi, gjithashtu një ‘plazhist nudist’, nuk duroi dot më pasi viktima kishte shkëmbyer ofendime me disa të pranishem dhe më pas nisi të masturbohej në plazh, teksa shikonte një grua, tha policia franceze.

Dy burrat nisën të debatonin por sipas dëshmive, 46-refuzonte të tërhiqej në argumentet e tij, derisa plazhisti i moshuar nxorri nga çanta pushkën e tij të gjuetisë kalibër 22, dhe qëlloi të paktën tre herë, një prej të cilave goditi objektivin në gjoks, teksa ishte larguar në bimësinë pranë bregut.

E përditshmja vendase Le Parisien shkruante se viktima kishte shkaktuar probleme në plazh gjithë mëngjesin, por tensionet arritën kulmin kur ai nisi të masturbohej në pamje të hapur ndaj gjithë plazhistëve të tjerë.

Sot plazhistët raportohej se ishin rikthyer të qetë në brigjet e plazhit, të patrazuar nga vrasja e ndodhur pak më shumë se 24 ore më herët, sipas të përditshmes Le Progres.

Rrjeti France3 shkruante se autori i ngjarjes ishte një gjuetar amator me liçencë për armë zjarri, por nuk është e qartë se përse e kishte marrë armën në plazh.

Policia që erdhi pak më vonë në vendngjarje tha se i moshuari nuk bëri rezistencë dhe nuk mohoi veprimin.

Plazhi francez ‘La Mama’ është dizenjuar për përdorim nga “natyralistët” (nudistë) prej vitit  2007, dhe në kohën e ngjarjes ishte i mbushur me qindra plazhistë.

Një hetim vrasjeje ka nisur nga xhandarmëria e Trévoux per incidentin.

Viktima besohet se ishte nga Lyon dhe nuk dihet nëse ishte i r egullt në plazhin e liqenit Miribel-Jonage.

FOTO GALERI
1/3
Viktima i vrarë në plazhin 'La Mama' në liqenin në periferi të Lyon, raportohej se kishte trazuar të pranishmit prej orësh, sipas dëshmitarëve.

Top Channel