Dyshohet se pësoi infarkt, gjendet i pajetë 22-vjeçari në bregdetin e Durrësit
26/07/2022 15:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një I ri 22-vjeçar është gjetur pa jetë në bregdetin e Durrësit.
I riu me inicialet L.C. dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një infarkti. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel