Viktor Orban thotë se hungarezët nuk duan të bëhen ‘racë e përzier’: Vendet e Evropës multikulturore nuk janë më kombe (fotot)

25/07/2022 21:25

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha dje se hungarezët “nuk duan të kthehen në një racë të përzier” dhe nuk kanë ndërmend të përzihen me jo-evropianë.

Lideri i djathtë shtonte se vendet multikultutore të Evropës Perëndimore ku jetojnë së bashku evropianë dhe jo evropiane, “nuk janë më kombe”.

59 vjeçari Orban mbronte vizionin e tij të racës së papërzier hungareze dhe kritikonte politikat e emigracionit pa kriter në fjalimin e tij gjatë një vizite në Rumani.

“Ne lëvizim, punojmë e përzihemi nëpër Evropë”, tha ai në fjalimin në universitetin Baile Tusnad në Transilvani, ku ka një komunitet të gjerë hungarezësh etnikë.

“Por ne nuk duam të bëhemi një racë e përzier, një popull multietnik që përzihet me jo-evropianët”, tha ai mes të tjerash.

Ai shtonte se Perëndimi tashmë “është ndarë në dysh”, me një prej gjysmave ku evropianët përzihen me jo-evropianët , shkruante rrjeti hungarez Daily News Hungary.

“Ato vende vazhdojnë të luftojnë Evropën qendrore për ta ndryshuar dhe për ta bërë si ata. Kështu që nga aspekti shpirtëror, Perëndimi është zhvendosur në Evropën qendrore”, tha Orban.

Lideri është zgjedhur me shumicë dërrmuese në prill dhe udhëheq prej 2010 me stil konservator bazuar në “mbrojtjen e Evropës kristiane”.

Orban, aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ka thënë më herët se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë dështuar dhe se lufta në Ukrainë do të mbyllet vetëm me një marrrëveshje paqeje Rusi-SHBA.

FOTO GALERI
1/3
Viktor Orban tha dje se hungarezët “nuk duan të kthehen në një racë të përzier” dhe nuk kanë ndërmend të përzihen me jo-evropianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA