Kaosi e terrori shpërtheu dje në plazhin e Daytona në Florida kur një shofer humbi papritur ndjenjat dhe kontrollin e automjetit duke hyrë me të në pazhin me njerëz derisa u ndal nga uji i oqeanit.
Katër njerëz u plagosën, duke përfshirë dhe një fëmijë, pas asaj që autoritetet quanin “një episod çrregullimi shëndetësor”, që në shumicën e rasteve do të thotë humbje ndjenjash ose atak kardiak.
Gjatë vërshimit të saj makina plagosi njerëz dhe shkatërroi një kabinë zhveshjeje të plazhit, teksa rrokullisej drejt oqeanit pasditen e djeshme mes plazhisteve të shokuar.
Zyrtarët vendas konfirmonin incidentin e rëndë të ndodhur në zonën Speedway Boulevard duke shtuar se hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
Të pranishmit e shtangur rrethuan më pas makinën e bardhë që kishte vërshuar papritur në rërë teksa nxitonin t’u jepnin ndihmë të plagosurve.
Zyrtarët thanë se shoferi i makinës kishte pësuar një “episod mjekësor” dhe ishte pa ndjenja.
Në makinë kishte gjithashtu një grua dhe dy vajza në sediljen e pasme, sipas dëshmitarëve. Këta të fundit nisën të shtynin sërish makinën larg ujit.
Të plagosurit e incidentit nuk ishin në gjendje të rëndë por ngjarja mund të kishte shkaktuar tragjedi.
Top Channel