Një 4 vjecar dyshohet të jetë rrëzuar sot nga kati i dytë i banesës në Sarandë.
Burimet zyrtare të policisë thanë se ngjarja u regjistrua mesditën e sotme, rreth orës 15:20, në fshatin Berdenesh të Sarandës.
Dyshohet se 4 vjecari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, ndërsa është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë.
Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel