Një ditë pasi la Presidencën, Meta merr kartën e LSI: Ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend

25/07/2022 10:55

Një ditë pasi la detyrën në Presidencë, ish-Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Meta tregoi se sot shkoi në LSI për të marrë kartën e anëtarësimit, për të cilën tregoi se kishte nostalgji.

Ai nuk la pa komentuar edhe lëvizjen e sotme me shkarkimin dhe zëvendësimin e kryenegociatores për inegrimin në Bashkimin Europian, për të cilën tha se tregon përkushtimin e atyre që e urrejnë Shqipërinë.

Meta u shpreh gjithashtu se ka ardhur koha e transformimit të sistemit politik dhe u shpreh i bindur se referendum që i ka munguar shqiptarëve do të funksionojë shumë shpejt.

Fjala e Metës: 

Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e lLSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e  stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata. Ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik, i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata, duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur. Erdha këtu jo vetëm për të treguar se jam krenar për forcën politike që krijova që zhbllokoi këtë proces në 2005-2006, që i dha vendit stabilitet dhe liberalizimin e vizave që i dha vendit në 2009 falë bashkëpunimit me PD-në. Ka bërë çdo gjë LSI-ja për të përshpejtuar integrimin Europian të vendit. LSI ja u bë e pavetëdije një shtojcë e Lulzim Bashës që e kishte të programuar çdo gjë me Ramen, Jam këtu për të falendëruar çdo anëtarë të LSI-së që I besoi dhe mbështeti partinë. Nuk është një forcë politike ajo që mund të ndryshojë fatet e vendit. Tani ka ardhur momenti për një transformim totalisht të sistemit në vend dhe që populli i jashtëzakonshëm i dy marsit të nisi rrugën e tij dhe shumë shpejt do të triumfojë referendum që do të vendosë nën kontroll këtë klasë politike të papërgjegjshme. Jam I bindur që do të funksionojë shumë shpejt dhe referendum që I ka munguar popullit të Shqipërisë, do të jetë shpata mbi të gjithë tradhëtarët e këtij vendi që kanë vënë në diskutim vlerat e këtij vendi dhe që I ngulin thika pas shpine edhe Kosovës. Pa këtë dokument do e kisha shumë të vështirë të flisja edhe sot në një eveniment shumë të rëndësishëm të LSI-së. Sot do të jap llogari në LSI për këto pesë vite dhe kam për detyrë të jap llogari për ushtrimin e këtij funksioni.

Ilir Meta e la postin e presidentit ditën e djeshme, pas pesë vitesh në krye të kësaj detyre si presidenti i 7-të i vendit. Vendin e tij e zuri Bajram Begaj, i cili u betua në një seancë të posaçme parlamentare pasditen e djeshme.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit.

 

Top Channel