Meta rikthehet në LSI/ Pak orë pasi la Presidencën rimerr kartën e partisë

25/07/2022 15:12

U rikthye pas 5 vitesh  në partinë të cilën i’a  la në dorëzim bashkëshortes, por jo për të marrë drejtimin e saj.  

Lëvizja Socialiste për Integrim  duket se  i rri ngushtë Ilir Metës, i cili po mendon për një projekt më të madh politik,  që nuk  përjashton as  LSI.

Partia e Referendumit na pret përpara. Kjo është partia e popullit të  2 marsit, që zgjidh çdo problem në Shqipëri. Që nga problemi i oligarkëve, kleptokracisë, kapjes së shtetit. Referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm dhe ndaj gjithë atyre që kanë vonuar me mënyrë katastrofike integrimin”, tha Meta.

Provokon sërish me popullin e 2 Marsit,  të cilin ka në plan ta thërrasë sërish në ndihmë tashmë që nuk ka më asnjë pushtet.

Pushteti më i madh që dua t’i jap vetes është triumfi i partisë së Referendumit. Jua kam lënë gjitha bashkitë dhe qeveritë. Kam që në dy mars që pres të gjithë të bashkohen për t’i dhënë fuqinë popullit shqiptar”, theksoi Meta.

Nuk ka problem të rreshtohet ne një front me Sali Berishën. Por a po rikthehet  në fushëbetejën e opozitarit për të qenë 2-shi dhe jo 1-shi?

S’kam qenë në garë me Sali Berishën dhe  s’kam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë se ndryshon dot as Ilir Meta as Sali Berisha dhe askush tjetër. Por, e ndryshon vetëm referendumi që është primarja”, tha Meta.

Lëvizja e re e Ilir Metës nisi nga shtëpia e tij politike  ku u rikthye  për të marrë kartën e anëtarit, pa aspiruar momentalisht  postin e  kryetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA