Dy të rinj nga Lezha janë arrestuar ditën e sotme pasi disa ditë më parë, më datë datë 08.07.2022 I kanë vjedhur një varëse një shtetaseje në Tiranë.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Discover”, për zbardhjen e një vjedhjeje të ndodhur më parë, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj.
Policia e ka arrestuar shtetasit O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 08.07.2022, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë. Strukturat e Policisë kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit O. H dhe K. H., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë varësen shtetases I. K., dhe më pas e kanë shitur atë në një argjendari në qytetin e Lezhës.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë, pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel