Emri/ Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar një 42-vjeçar, i dënuar me 21 vjet burgim për vrasje
25/07/2022 15:46
Një 42-vjeçar me tre emra të ndryshem është ekstraduar ditën e sotme nga Mbretëria e Bashkuar në vendin tonë, pasi ishte dënuar me 21 vjet burg për një vrasje.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:
Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje” .
Top Channel