Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe paraqitet në SPAK
25/07/2022 12:30
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e strukturës antikorrupsion SPAK.
Ende nuk dihet shkaku i paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.
Ky veprim pason një sërë paraqitjesh të mëparshme të zyrtarëve të ndryshëm në strukturën anti-korrupsion.
Top Channel