Dëmshpërblim, e plagosën në burg/ Të afërmit e ish kreut të Komunës Rrethina fitojnë gjyqin pas 10 vitesh

25/07/2022 12:17

I janë dashur dhjetë vjet betejë gjyqësore me institucionet shqiptare një ish të dënuari, i cili kërkoi dëmshpërblim nga avokatura e shtetit dhe burgu i Shënkollit, në të cilin menjëherë sapo ai u arrestua u sulmua nga një i burgosur tjetër duke u dëmtuar rëndë.

Gjykata e Lartë urdhëroi që ish i burgosuri të dëmshpërblehej për dëmin fizik që u ju shkaktua mbasi institucionet kishin detyrë ta ruanin.

Ish kryetari i Komunës Rrethina, Kleves Muja dhe shtatë anëtarë të familjes së tij do të dëmshpërblehen nga shteti shqiptar mbasi policia e burgjeve u gjet fajtore që nuk e ruajti atë kur mbas arrestimit ju dorëzua për tu dërguar në qeli.

Në moshën 37 vjeç në atë kohë Kleves Muja u dërgua në burg si i kërkuar për çështje droge , por në sheshpushimin midis katit të dyte dhe të trete ai u sulmua nga i dënuari i sigurisë së lartë Xheladin Kruja.

Për këtë ngjarje u deklaruan fajtorë për shpërdorim detyre  pesë punonjës të policisë së burgjeve që u konstatuan se shpërdoruan detyrën gjatë shoqërimit të të arrestuarit.

Një kamera sigurie vërtetoi se i dënuari u sulmua nga një i burgosur dhe se më pas ai u dënua për këtë veprim me mbi 16 vite burgim për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentative.

Gjykata vlerëson se të burgosurit nuk ju shkaktua dëm vetëm në shëndet por edhe pasuror e moral , i njëjtë si dhe dëmi që kaluan më pas të afërmit e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA