Bashkëshorti maniak masakron gruan, prindërit e të ndjerës nuk mund të takojnë mbesën e tyre (fotot)

25/07/2022 17:48

Nëna e Ekaterina Baumann, e cila akuzohet se u drogua, u vra, e u copëtua nga bashkëshorti i saj Walter, thotë se nuk po lejohet të takojë mbesën e saj 6-vjeçare, Viktoria.

Një konflikti i ashpër verbal deri tani ka lindur mes familjarëve të vajzës ruse, trupi i të cilës u gjet i copëtuar në një valixhe, dhe bashkëshortit të saj gjerman, të akuzuar për vrasjen.

32 vjecarja Ekaterina Baumann, ishte droguar, mbytur dhe trupi i saj u copëtua nga bashkëshorti 43 vjeçar Walter, sipas prokurorëve gjermanë në Bremerhaven.

Tashmë familja e Ekaterinas akuzon zyrtarët se nuk lejohen të takojnë vajzën gjashtë-vjecare të çiftit e cila është lënë nën kujdesin e institucioneve që prej krimit.

Ata pretendojnë se të voglës i ndalohet të flasë rusisht dhe se lejohet të afrohet vetëm me familjarët e saj gjermanë.

Gjyshja e të voglës Svetlana Bolgova, 53 vjeçe, akuzon familjen Baumann se ishin në shtëpinë e familjes natën kur vdiq Ekaterina.

Svetlana ankohej në mediat ruse se kishte udhëtuar për në Gjermani pas ngjarjes, për ditëlindjen e gjashtë të mbesës më 15 korrik, por ishte lejuar ta takonte atë vetëm pas katër ditësh dhe vetëm për një orë.

“Isha atje në kohë për ditëlindjen e mbesës por më lejuan ta takoj vetëm për një orë, pas katër ditësh. Vetëm për një orë! Qëndrova në Gjermani për dy javë dhe më lejuan vetëm këtë takim me mbesën.”

Ajo shtonte se u lejua të përqafonte mbesën “në prezencë të një punonjësi social dhe të një përkthyesi”.

“Nën mbikqyrje të afërt, folëm pak, vizatuam. Më parë firmosa një letër ku premtoja të mos e merrja mbesën e të mos i tregoja për atë që kishte bërë babai”.

Familja e Ekaterina thotë se nuk lejohen të flasin me Viktoria as me lidhje video dhe nuk mund t’i shkruajnë letra, as në gjermanisht.

Svetlana tha në mediat ruse: “Mbesës time i ndalojnë të flasë rusisht. Ata e justifikjnë këtë me faktin se i ati e shante në rusisht, prandaj sipas tyre ‘kjo gjuhë e lëndon atë’”.

“Por kjo nuk është e vërtetë sepse Katya i këndonte këngë asaj, i tregonte përralla në gjuhën amëtare.”

Pjesë të trupit të Ekaterina u gjetën në një valixhe të hedhur në lumin Weser në mars.

Bashklëshorti i saj punonjës porti, është akuzuar për vrasje por motivet janë ende të panjohura.

Kujdestaria për Viktoria do të vendoset rrjedhimisht në gjykatë, thone autoritetet.

FOTO GALERI
1/3
Ekaterina Baumann u drogua, u vra, e u copëtua nga bashkëshorti i saj Walter

Top Channel