Kryeministri Edi Rama firmos largimin e nga detyra  të njërit prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. 

I jep fund bashkëpunimit me Arben Ahmetajn ministër shteti për rindërtimin.

Postin e numrit dy të qeverisë ia beson Belinda Ballkut e cila do të vijojë të mbajë postin e ministres të infrastrukturës dhe energjetikës.

Sipas kryeministrit Rama energjia është tashmë një sfidë kolosave e kësisoj është koha që rroli zëvendës kryeministrit të fokusohet në këto fusha.

Pa u mbushur një javë nga zhvillimi mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s në Bruksel, kryeministri vendos të lirojë nga detyra krye-negociatorin ambasadorin Zef Mazi.

Këtë lëvizje kryeministri e motivon me nevojën e pasjes në krye të këtyre negociatave një krye-negociator me profil të lartë teknik dhe për këtë ka zgjedhur zonjën Majlinda Dhuka.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, thotë kryeministri ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit” .

Zonja Majlinda Dhuka deri më tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.

Këto ndryshime në qeveri vinë në më pak se 24 orë nga marrja e Bajram Begës të detyrës së presidentit.

Kryeministri nuk ka dashur të trokasë në derën e Ilir Metës për ti kërkuar dekretimin e këtyre ndryshimve dhe ka pritur largimin e tij.

Në të tilla kushte dekretet e para që do të firmosen nga presidenti Bajram Begaj lidhen me këto ndryshime në qeveri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA