Grupi i hakerave shqiptarë Anonymous Albania ka lëshuar një deklaratë duke komentuar sulmin kibernetik që goditi e-albanian dhe AKSH-in.
“Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA) që u infektua me këtë lloj virusi nga hakerat (TSB). Pra atëherë eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF jo një link si të thonë ekspertët, sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdes.”
Hakerat shqiptarë i bëjnë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit të kenë kujdes e-mail-at që ju vijnë me PDF, ata ju sugjerojnë që para se të hapet file PDF duhet ta dërgojnë dërgojeni atë forward me një email tjetër dhe e hapin me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.
“Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashtu siç patën te AKSHI.”
Në fakt një nga shërbimet qeveritare on line që nuk është rikthyer ende, është ai i e-maileve me gov.al nga ku mendohet se ka nisur sulmi. Hakerat që sulmuan Shqipërinë pak ditë më parë publikuan edhe letra dhe shkresa zyrtare të nisura nëpër institucione me këto e mail. Publikimi është bërë një nga faqe web e cila nuk është e aksesueshme nga Shqipëria.
Top Channel