Sherri në një familje në Pogradec solli arrestimin e një personi dhe vënien nën hetim të një tjetri.
Bashkëshorti 33-vjeçar ra në prangat e policisë, pasi dhunoi gruan, kurse vëllai i bashkëshortes e ka goditur me sende të forta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi shtetasi D. A., ka dhunuar fizikisht, në banesë, bashkëshorten e tij, ndërsa vëllai i bashkëshortes, shtetasi E. Q., ka goditur me sende të forta shtetasin D. A.”, sipas policisë.
Po ashtu në Pogradec ka rënë në pranga një 18-vjeçar, pasi oditi me sende të forta një të mitur.
“Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me grushte e sende të forta në kokë, një 17-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme”, shton policia.
Top Channel