24 të vdekur nga rënia e autobusit nga ura pas ‘dështimit të frenave’ në Kenia (fotot)

25/07/2022 17:17

Të paktën 24 njerëz kanë humbur jetën kur një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga e tij mbi një urë duke rënë rreth 45 metra poshtë në luginën e lumit në Kenia.

Aksidenti i rëndë e i pashpjegueshëm deri tani i atribuohet dështimit të sistemit të frenimit, edhe pse kjo është diçka shumë e rrallë që të ndodhë sipas ekspertëve.

Autobusi i kompanisë Modern Coast po udhëtonte nga Meru drejt qytetit port të Mombasa kur doli nga ura Nithi, shkruan e përditshmja vendase Daily Nation and Standard.

Zyrtari i lartë i policisë Rono Bunei tha se automjeti “duhet të ketë pësuar dështim të frenave pasi ishte me shpejtësi të lartë kur ndodhi incidenti”.

Komisioneri i policisë Nobert Komora: “Me trishtim njoftojmë vdekjen e 24 njerëzve në një aksident të tmerrshëm në urën famëkeqe Nithi River gjatë autostradës Meru – Nairobi.”

Pamje të rënda nga skena e ngjarjes tregojnë pasojat e rënda të përplasjes dhe autobusin e shkatërruar plotësisht.

Nuk është e qartë sesa njerëz po udhëtonin në autobus në momentin e përplasjes por autoritetet kanë konfirmuar 24 vdekje deri tani.

Ngjarja vjen mes disa aksidenteve të rënda në vendin afrikano-lindor.

Më 8 korrik 20 njerëz u vranë në një aksident të rëndë në autostradën nga kryeqyteti Nairobi drejt qytetit bregdetar të Mombasa.

FOTO GALERI
1/4
Pamje të rënda nga skena e ngjarjes tregojnë pasojat e rënda të përplasjes dhe autobusin e shkatërruar plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA