Velipoja nuk ka krizë/ Fluks pushuesish në veri të vendit
24/07/2022 19:54
Këtë sezon turistik në Velipojë nuk ka krizë, përkundrazi operatoret turistik flasin për një fluks pushuesish.
Çmimet normale për periudhën në të cilën ndodhemi dhe cilësitë që të ofron ky plazh kanë bërë që shqiptarët, emigrantët dhe pushuesit nga Kosova t’i qëndrojnë serish besnik kësaj pike turistike.
Ndërkohë që të tjerët sfidojnë temperaturat e larta duke u larë në bregdet, Marjani i vogël ka vendosur të punojë.
Edhe operatoret turistik e pranojnë se sezoni është i suksesshëm.
Në ndryshim nga vitet e kaluara, këtë vit bashkia e Shkodrës i ka kushtuar me shume vëmendje Velipojës duke ofruar edhe një plazh me të pastër.
Top Channel