Shkodranët protestojnë në mbështetje të komisarit që u arrestua për shpërdorim detyre: Shef Saimiri, krenaria e policisë

24/07/2022 09:33

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar këtë mëngjes para Gjykatës së Shkodrës, duke mbështetur Kryekomisarin Sajmir Rrustemi, i arrestuar dy ditë më parë.

Ai, së bashku me 14 kolegë të tij, akuzohet për favorizim të tenderave të vegjël dhe në orën 09:00 dolën përpara togave të zeza për t’u gjykuar.

Behet fjalë për rreth 2 milion leke te vjetra, rikonstruksion i jashtëm i godinës se Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe. Shkodranët thonë se ky është një aksion i qëllimshëm për të dëmtuar figurën e një polici të dashur për qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA