Në një kohë që në Gjykatën e Shkallës së Parë zhvillohej seanca gjyqesore, në ambjentet e jashtme dhjetëra qytetarë shkodranë po protestonin me një kauzë të rrallë për vendin tonë. Në mbeshtetje të një oficeri policie, kryekomisarit Sajmir Rrustemi.
13 të arrestuarit, efektivë të policisë së qarkut të Shkodrës dhe punonjës të administratës civile, u arrestuan dy ditë më parë të akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike” dolën përpara trupës gjykuese.
Sipas prokurorisë ata kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e një subjekti për përfitimin e një tenderi të vogël për rikonstruksionin e fasadës së komisariatit të Malësisë së Madhe.
Në përfundim të seancës, trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 10 prej tyre mes të cilëve edhe kryekomisarit Rrustemi ndërsa për 3 të tjerët “Detyrim paraqitje”. Pas 5 orësh në pritje, protestuesit mësuan edhe lajmin e lirimit të kryekomisarit.
Top Channel