Foto ilustruese

Një kamion është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në aksin Korçë-Bilisht këtë pasdite.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në afërsi të fshatit Dishnicë. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në mjetin tip “Benz”.

Fatmirësisht, shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale G.K. nuk është lënduar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA