Gjyqtarja Zamira Vyshka e cila do të qëndrojë nën arrest me burg, këmbënguli para gjykatës antikorrupsion se është e pafajshme mbasi nuk ka asnjë dijeni se çfarë kanë folur katër të dyshuarit e tjerë.
E kam patur koleg avokatin Ilir Pashaj dhe ndaj e kam mbajtur afër dhe e kam trajtuar si nipin tim, rrëfeu gjyqtarja, megjithëse SPAK pretendon se avokati Pashaj negocioi me klientin dhe dy persona të tjerë për të zbutur dënimin e një të burgosuri.
E gjitha kjo do bëhej për para, por të gjithë në seanceëja lanë fajin avokatit , përfshi edhe i burgosuri Xhuloi Musai që mësohet se ka thënë: Unë isha në burg, si i korruptova të tjerët. Në përfundim të seancës pozitën e avokatit Pashaj, që dikur ka qenë gjyqtar e rëndoi edhe mbrojtësi Ndue Pjetra.
Gjykata e Posaçme la në arrest me burg sipas masave që kishte shpallur në mungesë Ilir Pashajn, Taulant Ramollarin dhe Xhulio Musën. Kurse ne arrest shtëpie shkoi jo vetëm gjyqtarja, por edhe i dyshuari tjetër Andrea Tirana
Top Channel