Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diel në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Katër automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir dhe për pasojë janë dëmtuar 3 persona, njëri prej të cilëve në një gjendje më të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 0:45.

Paraprakisht thuhet se ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve, që drejtohej nga shtetasi me iniciale R.N. që shkaktoi aksidentin.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe normalizuar qarkullimin në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA