Shumë spekulime rreth së ardhmes me PSG-në, Neymar shuan çdo dilemë

23/07/2022 18:33

Neymar i ka dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij. Sulmuesi brazilian ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, teksa emri i tij është lidhur me një transferim te Chelsea ose Manchester City.

Sipas SuperSport 30-vjeçari u ka dhënë fund dilemave, duke deklaruar se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytetin francez dhe të provojë fitimin e Champions League, që është edhe ëndrra e madhe e PSG-së.

Unë dua të qëndroj gjithmonë në këtë klub. Deri tani drejtuesit nuk më kanë thënë gjë, kështu që nuk e di se cilat janë planet e tyre për mua”, deklaroi Neymar pas miqësores ndaj Urawa Reds.

Kampionët e Francës fituan 3-0 takimin miqësor ndaj skuadrës japoneze. Golat për ekipin e Galtier u shënuan nga Sarabia, Mbappe dhe Kalimuendo. Neymar u fut në fushë në minutën e 59’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA