“Prishtina Gastronomy Festival” po vazhdon aktivitetin e saj për të dytën ditë, ku pjesëmarrësit patën mundësi të argëtohen nën folklorin e Vlorës dhe ushqimet e shijshme tradicionale.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë shijuar festimet nën tingujt e vendit bregdetar.
Me anë të një postimi në Facebook, Leli ka treguar se si i gjithë aktiviteti u shoqërua me elementë të ndryshëm që e bënë natën akoma më të bukur.
Pjesë e festimeve ishte edhe këngëtarja Aurela Gaçe, ndërsa kryebashkiaku Vlorës shkruan se Prishtina do ta mbajë mend gjatë natën vlonjate.
“Prishtina do ta kujtojë gjatë natën vlonjate që, falë energjisë së jashtëzakonshme të Aurela Gaçes, e bëri natën të paharrueshme. 📍Festivali i Gastronomisë u pasurua me shijen e kujtimeve të fëmijërisë së Bujarit, dhe bashkë me verën e muzikën, e bënë Vlorën më të dielltë e ftuese se ç’është! 😊Shihemi në Vlorë, t’i jetoni të mirat e qytetit në verë e gjithmonë🌞”, shkruan Dritan Leli në Facebook.
Top Channel