Po ndihmonte katër emigrantë të kalonin kufirin, arrestohet i riu nga Tirana

23/07/2022 13:27

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi po ndihmonte katër emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin.

I riu me iniciale M. Ç., banues në Tiranë kishte në mjetin e tij tip “Volkswagen” emigrantët, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Operacioni policor “Perimetri 184” u finalizua me arrestimin e autorit, ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA