Plazhisti sulmon, tërheq nga bishti peshkun e pafajshëm duke menduar se ishte peshkaqen (fotot)

23/07/2022 16:30

Në disa pamje që për shumë mund të konsiderohen të vrazhda, shihet një pushues entuziast që nis të godasë me gurë, e më pas kap dhunshëm nga bishti një peshk të afruar në breg duke menduar se ishte “një peshkaqen i rrezikshëm”.

Plazhisti naiv kishte ngatërruar pamjen e peshkaqenit me atë që njihet si peshk lejlek, apo peshk gjilpërë, që është një krijesë e qetë e cila ishte afruar në breg prej një problemi që duhet të ketë pasur.

Të tjerë të pranishëm të shokuar në rezortin turk Turunc në provincën e Mugla, shikonin sesi burri kërkonte të merrte situatën në dorë megjithse “rreziku” i perceptuar ishte i rremë.

Peshku gjilpërë noton shpesh në ujëra të cekëta, dhe nganjëherë pushuesit tremben prej tyre.

Në pamje gruja që filmon skenën dëgjohet që thotë: “Sa i bukur që qenke! Ndoshta është i trembur.”

Por më pas shfaqet plazhisti ‘trim” me një gur në dorë që e lëshon drejt peshkut, ndërsa më tej e kap atë nga bishti dhe e tërheq drejt bregut.

Një zë i shokuar në sfond dëgjohet që thotë: “Ai e goditi me gurë!”

Gruaja me kamera thotë: “Këta lloj njerëzish …”

Një tjetër grua dëgjohet që thotë: “Oh, shikoje e kapi nga bishti. Çfarë bën ai kështu?”

Të tjerë dëgjohen që thonë në sfond: “Lerë të shkojë! Djema i thoni ta lërë të shkojë.”

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi më pas por disa raportime thanë se autoritetet po interesohen për çështjen.

FOTO GALERI
1/3
Plazhisti naiv kishte ngatërruar pamjen e peshkaqenit me atë që njihet si peshk lejlek, apo peshk gjilpërë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA