Parashikimi i motit, temperatura deri 40 gradë C
23/07/2022 08:01
Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë që në pjesën më të madhe të territorit të kemi dominim të kthjellimeve.
Por në orët e mesditës dhe pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme në zonat malore duke sjell rrebeshe të karakterit lokal në verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 40°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.
Top Channel