Mes Skillës dhe Haribdës: Lufta kundër inflacionit, Europa rrezikon recesionin

23/07/2022 15:58

Europa gjendet sot mes Skillës dhe Haribdës: pas ndërhyrjes për të goditur inflacionin historik përmes rritjes së normave të interesit të BQE-së për të parën herë në më shumë se një dekadë, Europa përballet tani me një rrezik tjetër: recesionin.

Të dhënat e reja nga bizneset kyçe tregojnë një kontraktim të aktivitetit ekonomik të eurozonës. Me shqetësim shihet fakti që për herë të parë që nga fillimi i vitit 2021, aktiviteti në sektorin privat të Eurozonës ka shënuar rënie, kjo edhe për shkak të masave të ashpra kundër pandemisë, ndikimi i të cilave vazhdon te ndihet.

Pritshmëritë e biznesit janë me ulje edhe për periudhën përpara, duke rënë në nivele rrallëherë të shënuara gjatë dekadës që shkoi.

Problematike, tabloja shfaqet sidomos për ekonominë më të madhe të eurozonës, Gjermaninë, ku aktiviteti ekonomik ka shënuar nivelet më të ulëta në 25 muajt e fundit.

“Edhe më keq do të bëhet”, është parashikimi i zymtë i nënkuptuar nga pohimet e  Chris Williamson i S&P Global, i cili flet për “tkurrje të porosive të reja, dhe një pesimizëm të bizneseve” që tregojnë sipas tij, se situata është përkeqësuar.

Banka Qëndrore Europiane rriti këtë javë me 0.5 pikë përqindjeje normat e interesit në përpjekje për të ndalur inflacionin e shfrenuar.

Megjithatë situata aktuale nuk është e lehtë për mbikëqyrësit e euros, që nga njëra anë duhet të normalizojnë politikën monetare, por nga ana tjetër, nëse frenojnë shumë fort, mbysin ekonominë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA