Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona, do të dërgohen në Hollandë

23/07/2022 15:47

Dy persona nga Hollanda, përkatësisht 30 vjeçe dhe 32 vjeç janë arrestuar, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni  policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt” u finalizua me arrestimin e shtetasve K. U. (30 vjeçe) dhe L. H. (32 vjeç) në Shëngjin të Lezhës.

Ata do të ekstradohen në Hollandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Njoftimi policisë:

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve:

– Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.

Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore FAST Albania, si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për të vepruar si të barabartë me homologët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA