Një 34-vjeçar është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij është vënë në kërkim pasi po transportonin kuti me fruta të thata të futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Ai u arrestua në fshatin Lin të Pogradecit, ku ngarkesën e kishte në furgonin tip “Ford”.
“Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra. Vihet në pranga drejtuesi i furgonit që transportonte mallrat e dyshuar të kontrabanduar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec kanë ndaluar në fshatin Lin, Pogradec, shtetasin L. B., me mjetin furgon të markës “Ford”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kuti me fruta të thata, të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij, shtetasin I. G., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel