Britanikja që përballej me ekzekutim për vrasjen e burrit, lirohet për mungesë provash në Pakistan (fotot)

23/07/2022 20:48

Gjykata e lartë e Pakistanit ka urdhëruar lirimin e Yasmin Kausar pasi sipas saj nuk ka dëshmitarë okularë që e lidhin atë me vrasjen e bashkeshortit biznesmen Mohammed Farooq.

Britanikja deri pak më herët përballej me dënim me vdekje për komplotin e vrasjes së bashkëshortit të saj për të përfituar pasurinë e tij.

Akuzat se 62 vjeçarja Yasmin Kausar, kishte pajtuar një prej vartesve të bashkëshortit të saj, 65 vjeçarit Mohammed Farooq, për ta vrarë atë, u konsideruan “të pabaza e të inskenuara” nga gjykatësi Muhammad Tariq Nadeem.

Zonja Kausar u arrestua pasi mbetjet e djegura të trupit të Farooq u gjetën në një vend-hedhje mbeturinash më 1 prill.

Ajo u mbajt në një burg në Pakistan në pritje të gjyqit, teksa përballej me dënim me vdekje nëse shpallej fajtore.

Por gjykatësi i lartë urdhëroi dje papritur lirimin e saj me rgumentimin se “nuk kishte dëshmitarë okularë që të bënin lidhjen mes saj dhe vrasjes” së biznesmenit të pasur.

Prokurorët thanë se dy burra kishin dëshmuar se zonja Kausar dhe i bashkë-akuzuari Muhammad Idrees ishin në një makinë në pronësi të viktimës Farooq, e cila po ndiqej nga i akuzuari tjetër Abdul Waheed.

Një ditë më vonë trupi i zotit Farooq ishte gjetur brenda makinës së djegur, te parë nga dëshmitari.

Gjykatësi Nadeem tha se nuk kishte prova që lidhnin të akuzuarën me krimin, prandaj ajo duhet të lirohet.

Duke folur për mediat për herë të parë pas lirimit, zonja Kausar tha se policia kishte përdorur presion për të marrë një pranim të krimit prej saj.

Ajo shtonte se “nuk ishte lënë e qetë të mbante zi për bashkëshortin e 25 viteve”, dhe se gjatë kohës në burg kishte pasur një tjetër vdekje në familje.

E bija e Kauser, Saima, 38 vjeçe, kishte ardhur nga Britania në Pakistan për të mbështetur të ëmën.

Prokuroria tha se do të apelojë vendimin.

FOTO GALERI
3/3
Britanikja deri pak më herët përballej me dënim me vdekje për komplotin e vrasjes së bashkëshortit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA