Pikërisht poshtë shtëpisë së tyre, në momentin që po hipnin në makinë, Klisman Preçi gjeti vdekjen ndërsa Ylli Brahimi u plagos nga persona ende të paditur.
27-vjeçari Klisman Preçi fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, ndërsa 46-vjeçari Ylli Brahimi ka marrë plagë të rënda në këmbë e gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Të dy këta persona ishin të përfshirë në ngjarje kriminale më parë madje ndaj tyre është bërë atentat edhe më herët. Dyshohet gjithashtu se Preçi dhe Brahja kishin lidhje edhe me vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën e kaluar në Fushë Krujë.
Ndërkohë në Borzanë është gjetur një makinë që po digjet që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen ndërsa në të janë gjetur dy kallashnikovë.
Top Channel