Një vezë e rrallë dekorative Fabergé, e evshur me xhevahirë e me vlerë të raportuar prej miliona dollarë, është zbuluar në jahtin luksoz të një oligarku ‘problematik’ nga Rusia, dhe është sekuestruar nga agjentët e rendit të SHBA.
Kryeprokurorja amerikane Lisa Monaco tha se objektet ishin kapur pas sekuestrimit të jahtit në Fiji dhe më pas ishin dërguar në San Diego, ku zyrtarët u habitën nga artikujt e mbushur me xhevahirë.
Teksa jepte dje një konferencë në Aspen zyrtarja amerikane tha: “Le të kalojmë tani te gjërat me më shumë interes. Kemi zbuluar shumë gjëra interesante … siç ishte kjo veza Fabergé”.
Zonja Monaco nuk specifikoi në cilin jaht ishte gjetur dhe as pronarët e tyre – por besohet se po i referohej mjetit 300 milionë euro Amadea i kapur në ishujt Fixhi.
Veza e veshur me xhevahirë besohet se është autentike dhe është një nga disa të pakta të mbetura në botë.
Çmimet e vezëve Fabergé kanë arritur deri në 20 milionë dollarë.
Marka Faberge është themeluar nga argjendari gjerman, Gustav Faberge në Shën Petersburg të Rusisë në shekullin e 19-të.
Ata kanë krijuar rreth 50 vezë të tilla, kryesisht për familjen perandorake ruse.
Zhvillimi vjen teksa superjahti i manjatit rus do të nxirret në ankand me një cmim hapjeje prej 70 milionë dollarë, sipas raportimeve.
Mjeti 80 metra i gjatë i quajtur Axioma – besohet se zotërohet nga manjati rus Dmitry Pumpyansky, dhe u sekuestrua në mesin e marsit prej sanksioneve perëndimore ndaj aleatëve të Putin prej luftës në Ukrainë.
Top Channel