Oficerët e policisë në SHBA kanë qëlluar për vdekje një gjarpër të paktën 5 metra të gjatë që ishte mbështjellë rreth qafës së një 28 vjeçari pa ndjenja, në shtëpinë e këtij të fundit.
Oficerët qëlluan në kokë gjarprin masiv pasi “burri dukej në gjendje të rëndë dhe ata duhet të vepronin shpejt”, deklaronin autoritetet.
Policia u thirr në një zonë rurale në Pennsylvania ku një 28-vjeçar kishte kaluar në arrest kardiak gjatë sulmit në shtëpinë e tij të mërkurën.
Oficers mbërritën rreth orës 2 mbasdite kur gjetën zvarranikun gjigant duke shtrënguar qafën e burrit në komunitetin Macungie Township, tha lejtnanti i policisë Peter Nickischer për të përditshmen The Independent.
Policia tha se gjarpri ishte i gjatë dhe se koka e tij ishte mjaftueshëm larg trupit të njeriut, në mënyrë që oficerët ta qëllonin të sigurt.
Viktima, identiteti i të cilit nuk është publikuar, raportohet se po merr mjekim në spital.
Policia tha se kishte zbuluar në shtëpinë e viktimës disa ndarje individuale për gjarpërinj, që do të thotë se sulmi ka ardhur nga kafsha e tij shtëpiake.
Top Channel