![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/Elseid-Hysaj-Lazio-1024x683_sd-800x450.jpg)
05/02 21:04
Everton humbi me rezultatin e thellë 4-0 miqësoren ndaj Minnesottës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por më shumë se me disfatën, në rrjetet sociale po merren me një rast flagrant të shpërdoruar nga Dele Alli.
Mesfushori 26-vjeçar anglez u shërbye brenda zonës së vogël dhe ndonëse me portën e boshatisur, u koordinua keq dhe dërgoi topin jashtë, duke habitur jo pak të pranishmit në stadium, por edhe të tjerët që e ndoqën nga ekrani.
Videoja po bën me shpejtësi xhiron e botës, teksa tifozët e Evertonit kanë reaguar dhe kanë kërkuar përforcime, duke evidentuar edhe faktin që pas largimit të Richarlisson, nuk ka mbetur askush që të shtyjë topin në rrjetë.
Top Channel