Nga sot, vendi ynë futet zyrtarisht në epiqendër të valës së të nxehtit.
Meteorologia e MeteoAlb, Laida Porja, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, thotë se parashikohet një fundjavë e nxehtë, me temperaturat që do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.
Qytetet më të nxehta do të jenë Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Fieri dhe Lushnja.
Në vijën bregdetare, termometri pritet të shënojë vlerat nga 34 në 37 gradë Celsius. Problematike mbeten zonat verilindore ku pritet të përjetojnë temperatura deri në 38 gradë Celsius. Disi e freskët do të mbetet vetëm zona e juglindjes, ku temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë Celsius.
Porja thekson se në diell temperaturat do të ndihen pesë apo gjashtë gradë më të larta.
Top Channel