I sapomartuari akuzohet për vrasjen e gruas në muajin e mjaltit në ishujt Fixhi, pretendon ’aksident’ (fotot)

22/07/2022 21:47

I sapomartuari nga Tennessee në SHBA është akuzuar për rrahjen për vdekje të bashkëshortes së tij gjatë “muajit e mjaltit” në rezortin luksoz në ishujt Fixhi, por avokati i pretendon se ishte një aksident.

38 vjeçari Bradley Robert Dawson, akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij farmaciste Christe Chen, 36 vjeçe, trupi i së cilës u gjet në rezortin panoramik të ishullit Yasawa, dy ditë pasi kishin hyrë në dhomën e hotelit.

Nusja e re u gjet nga stafi në një pellg gjaku në dhomën e çiftit nga Memphis, SHBA.

Sipas një raporti post-mortem të shikuar nga e përditshmja  DailyMail.com gruaja kishte pësuar trauma të shumëfishta dhune në kokë.

Dhëndri u gjet vetëm ditën tjetër pasi kishin vozitur me kajak drejt një tjetër ishulli rreth 1 milje larg në orët e para të mëngjesit.

Një nga vendasit tha për mediat se çifti kishin debatuar ashpër në ditën e vdekjes së Chen: “Ishte një debat shumë i nxehtë.”

Avokati i Dawson’s attorney, Iqbal Khan, insitonte se megjithë raportimet makabre të vdekjes klienti i tij “nuk mund të akuzohet për vrasje.”

“Me provat që kanë prezantuar deri tani nuk mund të ngrihet akuza e vrasjes me paramendim. faktet tregojnë se kemi më shumë të bëjmë me një aksident”, tha avokati.

Trupi i Chen ishte gjetur në dhomë nga pastruesit që më pas njoftuan policinë.

Më pas ata nisën kërkimet për Dawson, i cili u gjet në ishullin Matacawalevu, rreth 1.2 milje larg ishullit të njohur turistik ‘Turtle Island’.

Një vendas tha për mediat se i dyshuari kishte ardhur aty me kajak në mesin e natës pas konfliktit që kishte pasur me të ndjerën Chen.

Dawson ishte i përgjakur në duar dhe këmbë, me gërvishtje që mund të ishin shkaktuar nga ecja mbi korale e shkëmbinj, prandaj vendasi Ratulele i kishte ofruar ujë dhe ndihmë.

Çmimet e hotelit në ishullin luksoz variojnë nga 2000 deri në 4000 dollarë nata.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA