Tashmë zyrtarisht një çift, Jennifer Lopez dhe Ben Afleck kanë nisur udhëtimin e muajit të mjaltit.

Disa ditë pasi u celebruan në një ceremoni private në Las Vegas, artistët janë parë së bashku në kryeqytetin francez, Paris.

Në fotot e siguruara nga Page Six, 52-vjeçarja duket e veshur me një fustan të kuq dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, ndërsa 49-vjeçari mban veshur një kostum serioz.

Çifti thuhet se po planifikon të bëjë një dasmë më ekstravagante në pasurinë e aktorit në Georgia, javët e ardhshme.

Loepz dhe aktori hollivudian u martuan të shtunën. Të dy ishin fejuar më herët në prill, ndërsa tashmë zyrtarisht janë bashkëshortë dhe madje Lopez ka marrë ligjërisht edhe mbiemrin e burrit të saj.

Affleck i dhuroi Lopez një unazë fejese me diamant jeshil të prerë në një stil të ngjashëm me diamantin rozë që ai i kishte dhuruar pothuajse njëzet vjet më parë.

Affleck dhe Lopez u lidhën për herë të parë në vitet 2000 dhe bënë dy filma së bashku. Më pas në 2004-ën çifti u nda për tu ribashkuar pas 17 vitesh.

Një vit më parë ata u filmuan nga paparazz-it duke dalë sërish dhe në moment mjaft të lumtura në krahët e njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA