Evropa dhe SHBA ‘plasin’ nga i nxehti. Në Kinë shkrirja e akullnajave rrezikon të çajë digat

22/07/2022 11:25

Pas ditësh të tëra i nxehti ende nuk po jep shenja lehtësimi dhe shumë vende në Evropë kanë ndezur sirenën e kuqe ta alarmit për rrezikshmërinë e situatës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania, Danimarka vazhdojnë të jene nën presionin e valës së të nxehtit që ka sjellë zjarre masive, e ka marrë qindra jetë njerëzish.

Ekspertët fajësojnë ndryshimin e klimës për valën e fundit të të nxehtit dhe vërejnë se moti ekstrem më i shpeshtë vetëm do të përkeqësohet në vitet në vijim.

Edhe SHBA dhe Kina nuk janë në një pozitë më të favorshme. Uashington poston raporton se i nxehti  ka vënë në alarm  gati 100  mln njerëz në SHBA, ndërsa autoritete bëjnë thirrje qe njerëzit të shmangin daljet jo të domosdoshme dhe të qëndrojnë të hidratuar e në vende sa më të freskëta.

ndërkohë, Kina do të vuajë rikthimin e më shumë valëve të të nxehtit gjatë 10 ditëve të ardhshme nga lindja në perëndim, me disa qytete bregdetare tashmë në nivelin e tyre më të lartë të alarmit dhe rajonet e brendshme që paralajmërojnë rrezikun e prishjes së digave për shkak të shkrirjes së akullnajave.

Një rritje e mprehtë e temperaturës pritet të shtunën, përpara se të shndërrohet në valë të nxehti, Kjo e shtunë është dita e “nxehtësisë së madhe” në Almanakun kinez bazuar në kalendarin hënor.

Vapa në Kinë këtë verë është cilësuar si ekstreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA