Pas katër viteve në pronësinë e Manchester Cityt dhe mes shumë huazimesh, Arijanet Muric nuk është më një lojtar i The Citizens teksa portieri numër një i Kosovës ka mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e Kampionëve të Anglisë.
Muric ka firmosur me Burnley një kontratë katërvjeçare teksa nuk bëhet e ditur shifra që është shpenzuar për të transferuar gardianin shqiptar.
Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti që Muric pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Burnley që ndër të tjera drejtohet nga trajneri Vincent Kompany me të cilin portieri ka qenë shok skuadre tek Manchester City. Sakaq, Muric ka bërë edhe deklaratën e parë si lojtar i Burnley ku thekson se ishte koha e duhur për të ndryshuar ambient ndërsa shton se me Kompany është stërvitur te City.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, mezi pres të takoj shokët e skuadrës. Tashmë jam 23-vjeç dhe ndjej se ishte momenti i duhur për të ndryshuar ambient dhe dua të bëj mirë në sezonin e ri. Me Kompany jemi stërvitur së bashku për dy vite te City, në atë kohë ai ishte kapiteni im ndaj e njoh mirë. Jam shumë i lumtur që bashkohemi sërish dhe që do të luaj nën urdhrat e tij”, u shpreh Muric. Kujtojmë se sezonin e fundiit, Muric e luajti si i huazuar në radhët e skuadrës së Adana Demirspor në Turqi./ Super Sport
Top Channel