“A kam plumba në kokë?”/ Si u shpëtoi plumbave Klisman Preçi, në shënjestër ishte i afërmi i tij Blerim Preçi

22/07/2022 22:25

Viktima e atentatit të kësaj mbrëmjeje në Milot, Klisman Preçi i shpëtoi mrekullisht plumbave në maj të këtij viti, ku shënjestër ishte i afërmi i tij Blerim Preçi.

Top Channel publikoi pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë. Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.

Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun, thirra dhe policinë.

Blerim Preçi: A kam plumba n’ kokë.

Qytetari: Jo jo s’ke gjë.

Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjet tip Mercedes Benz ‘ML’. Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.

Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Blerim Preçi rezulton pa precedent penal në vendin tonë, por sipas burimeve, ai rezulton me precedent penal në Belgjikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA