31 vjeçarja xheloze shtyn të dashurin drejt vdekjes nga ballkoni i hotelit të pushimeve në Turqi (fotot)

22/07/2022 16:04

Një pushuese britanike ka shtyrë të dashurin drejt vdekjes nga ballkoni i hotelit pas konfliktit dhe përleshjes në dhomën e tyre të përgjakur, u tha në gjyqin e çështjen në Turqi.

21 vjeçari baba i një fëmije Reece Pegram, vdiq në vend kur ra nga më shumë se 30 metra nga ballkoni i hotelit me pesë yje në Side, Antalia, ku po qëndronte me të dashurën Mary Meyers Kayley, natën e 12 marsit.

Në gjykatën e qytetit Manavgat u tha se policia pas ngjarjes kishte gjetur gjurmë gjaku edhe në muret e dhomës, ndërsa stafi i hotelit raportonte se çifti kishin konsumuar shumë pije alkoolike  në orët para incidentit.

31 vjeçarja skoceze Kayley, raportohej se kishte pirë aq shumë sa ishte shoqëruar në dhomë nga stafi i hotelit, ndërsa shoqëruesi i saj Pegram kishte zbritur më herët në recepsionin e hotelit për të pirë por i ishte refuzuar shërbimi nga stafi pasi ishte në gjendje të intoksikuar.

Gjurmë kokaine u gjetën gjithashtu në trupin e Pegram gjatë ekzaminimeve post-mortem.

Kayley përballet tashmë me 24 vjet burgim nëse shpallet fajtore për vrasjen e të dashurit, por pretendonte se gjurmët e gjakut në dhomë vinin ‘pas sesionit të tyre të seksit’, apo prej një prerjeje në gisht që kishte pësuar.

Ajo pranonte se kishte debatuar me Pegram pasi kishte zbuluar se e kishte tradhtuar me ish-të dashurën e tij.

Por më vonë ajo ndryshoi versionin e saj të ngjarjeve duke pretenduar se kishte prerë gishtin në një xham të thyer dhe se debati i tyre erdhi për cështjen e përdorimit të drogave.

Kayley tha në gjykatë se kishte shkuar në tualet pas debatit dhe kur doli i dashuri i sa nuk ishte më aty.

Kështu ajo raporton se u shtri në krevat por më vonë erdhi policia që e njoftoi për vdekjen.

E akuzuara pretendonte se një ditë para vdekjes, i dashuri kishte kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni.

“[Reece] ka tentuar më parë vetëvrasjen pasi kishte probleme psikologjike. Kur dola një ditë nga banja ai më shikonte dhe qeshte në mënyrë djallëzore në ballkon duke thënë se donte të kryente vetëvrasje”, pretendonte gruaja.

Por gjykata refuzoi pretendimet e saj dhe urdhëroi që ajo të kryejë një kontroll të shëndetit mendor.

Prokurorët thonë se Kayley vrau të dashurin e saj dhe kanë kërkuar burgim të përjetshëm, që sipas ligjit në Turqi është prej një minimumi me 24 vjet prapa hekurave.

Trupi i Pegram është kthyer në Newcastle në veri të Britanisë për ceremoninë e funeralit.

Nuk është e qartë kur do të jetë seanca e dytë e gjyqit.

FOTO GALERI
3/5
rezortet e Side ne Antalia te Turqise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA