Sipas SuperSport ish-trajneri i Milanit ka një konsideratë pozitive për Hysajn dhe mund ta transferojë në La Liga për ta pasur një alternativë më shumë përgjatë sezonit. Kujtojmë se 28-vjeçari u bashkua me Lazion në sezonin e kaluar pasi përfundoi kontratën me Napolin, por edhe gjatë sezonit të kaluar i mungoi vazhdimësia.
Në fakt, Valencia ka qenë edhe më herët e interesuar për Hysajn por në fund transferimi në La Liga nuk u përmbyll me sukses, ndërsa këtë verë mund të jetë mundësia ideale për atë që nëse konkretizohet, do të ishte eksperienca e parë jashtë Italisë për mbrojtësin.