Vllaznia shmang humbjen, kualifikimi vendoset në Rumani
21/07/2022 22:57
Nis me barazim aventura e Vllaznisë në Conference League, me shkodranët që nuk shkuan dot përtej shifrave 1-1 ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës, në sfidën e parë të turit të dytë eliminator.
Nën një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozeria kuqeblu, në “Loro Boriçi” Vllaznia e nisi me shumë droje dhe ishin rumunët ata që patën të parët iniciativën, duke kërcënuar portën e Zogovic.
Kuqeblutë vuanin jo pak në daljet në sulm, me Krujën e Çobën që shtynin shumë pak në krahët përkatës, por edhe Heric e Aralicën, që dukej se ishin ende me pushime, ndërsa i vetmi që i jepte zemër skuadrës me paraqitjen e tij, ishte mesfushori Lorik Boshnjaku, i cili bëri për vete tifozërinë shkodrane që në ndeshjen e parë.
Në fundin e pjesës së parë arbitri irlandez akordon një penallti shumë të dyshimtë dhe bujare për rumunët, të cilën e ekzekuton saktë Ivan dhe dërgon skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Nga ana tjetër Josa bën menjëherë dy ndryshime, duke aktivizuar Markun e Hoxhajn në vendin e Heric dhe Krujës, dhe duket se kjo zgjedhje i ka dhënë të drejtë trajnerit kryeqytetas.
Pas një aksioni mjaft të bukur, Marku shërbehet në zonë, sheh Hoxhajn dhe e shërben, me vlonjatin që e ka të lehtë ta devijojë topin në rrjetë dhe të ndezë atmosferën në “Loro Boriçi”.
Goli zgjon kuqeblutë, që bëhet edhe më aktivë, ndërsa Josa hedh në fushë edhe brazilianin Kaina Nunes, që ka një marsh tjetër krahasuar me kroatin Aralica dhe fiton shumë dyluftime në sulm.
Kanë edhe fatin me vete shkodranët në dy momente, pasi ia hedhin paq nga goli i dytë, ndërsa në fund Josa provon edhe kartën Liridon Latifi, por prishtinaliu ishte dukshëm jashtë forme dhe nuk tregoi aspak nga cilësitë e tij teknike.
Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 1-1, që lë të hapura llogaritë për kualifikimin, një verdikt që do të jepet vetëm javën e ardhshme në Craiovë, kur edhe do të zhvillohet ndeshja e kthimit./ Super Sport