Video/ Ariu polar ‘lutet’ për ndihmë nga njerëzit pasi bllokimit të gjuhës në kanaçe (fotot)

21/07/2022 17:25
Një grup veterinerësh ishin nisur drejt vendndodhjes së ariut por përballeshin me mot të keq për të arritur në fshat për të shpëtuar ariun.

Një ari polar i uritur u afrua në komunitetin e njerëzve në Siberi duke u lutur për ndihmë pasi gjuha e tij ishte bllokuar në kanaçen nga ku tentonte të hante.

Kafsha e dëshpëruar shihet ne videon e rralle qe iu afrua shtëpive në komunitetin Arktik për të kërkuar ndihmë, me gjuhën të bllokuar brenda kanaçes së qumështit të kondensuar.

Pamjet e dëshpëruara u regjistruan nga një rezident që po qëndronte në hyrjen e shtëpisë së tij në qytezën Dickson, në veri të Rusisë.

Regjistruesi thotë: “Ariu ishte shumë i lodhur dhe erdhi te ne duke nxjerrë jashtë gjuhën e tij, por ishte e pamundur pa i shkaktuar të tjera plagosje dhe njerëzit hoqën dorë”.

Me shumë gjasa ariu kishte gjetur kanaçen në mbeturina teksa kërkonte ushqim dhe më pas erdhi në fshat për të kërkuar ndihmë.

Ekspertët thonë se arinjtë polarë nuk i afrohen kurrë njerëzve përveç rasteve kur janë të dëshpëruar për ushqim.

Një grup veterinerësh ishin nisur drejt vendndodhjes së ariut por përballeshin me mot të keq për të arritur në fshat për të shpëtuar ariun.

Svetlana Akulova, e kopshtit zoologjk të Moskës tha: “Ne kemi në plan ta vëmë në gjumë ariun polar dhe ta largojmë nga komuniteti. Kemi përgatitur dhe 50 kg peshk për ta ndihmuar më pas në rekuperimin e tij”.

Kolegia e saj Svetlana Radionova, tha se ariu dukej “në prag të vdekjes.”

Ajo shtoi: “Kemi gjetur specialistët që do të shkojnë në vendin e predatorit me probleme. Për të hequr kanaçen do të duhet ta imobilizojmë atë. Do të bëjmë ç’është e mundur për ta shpëtuar”.

Dikson është një nga kolonitë më veriore në botë, e emëruar sipas eksploruesit suedez  Baron Oscar Dickson, dhe ka një popullatë prej vetëm 676 njerëz.

FOTO GALERI
1/3
Një ari polar i uritur u afrua në komunitetin e njerëzve në Siberi duke u lutur për ndihmë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA