Ushtria ukrainase ka bërë me dije se deri në këtë moment të luftës Rusia ka përdorur 60% të armatimit me precision të lartë të paraluftës.
“Inteligjenca ushtarake [ukrainase] po gjurmon gjendjen dhe numrin e armatimit që përdor Rusia. Sa i përket armatimit me precizion të lartë, që thonë rusët, sistemi Iskander, Kalibr, raketat e lundrimit Kh-101, Kh-555 – vlerësojmë se 55-60% e magazinave të paraluftës janë përdorur” tha një përfaqësues i Inteligjencës së Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Ukrainës, Vadym Skibytsky, tha gjatë një konference për shtyp të enjten.
“Kjo është arsyeja që ne nuk i kemi parë ata të përdorin raketa për një kohë të gjatë,” shtoi ai.
Rusia ka përdorur raketa anti-anije dhe kundërajrore të ripërdorura për të synuar forcat ukrainase në javët e fundit, sipas Kievit. Inteligjenca ushtarake ukrainase thotë se sanksionet perëndimore e kanë bërë më të vështirë për Rusinë të plotësojë rezervat e pjesëve të pajisjeve të saj më të avancuara.
Top Channel