Tuchel i hedh ujë “zjarrit”: Broja nuk do të largohet!

21/07/2022 14:27

Chelsea nxjerr në një farë mënyre Armando Brojën nga merkato, duke mos u tunduar as para një oferte prej 30 milionë stërlinash për sulmuesin shqiptar.

Trajneri i bluve të Londrës Thomas Tuchel e bëri të qartë se ai dëshiron ta mbajë Brojën në skuadër, pavarësisht interesit të fortë nga Ëest Ham.

Djaloshi nga Malësia e Madhe, impresinoi sezonin e kaluar në huazim te Southampton, ku shënoi 9 gola në të gjithë kompeticionet, por mbi të gjitha duke spikatur me forcën dhe talentin e tij.  Pas huazimit Broja është kthyer në klubin e Chelsea-t ku përballet me një betejë të fortë për t’u futur në 11-shen titullare të bluve.

Edhe pse Romelu Lukaku u largua në huazim te Inter, Tuchel ka sërish në dispozicion Kai Havertz, Mason Mount, Christian Pulisic, Hakim Ziyech dhe Callum Hudson-Odoi për të zgjedhur për sa i përket pozicioneve të sulmit. Sipas mediave britanike Broja i ka lënë të kuptohet drejtuesve të Chelsea-t se dëshiron një transferim përfundimtar këtë verë për të arritur ambiciet e tij për të luajtur rregullisht si titullar.

SuperSport shkruan se 20-vjeçari shqiptar i ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim, duke luajtur për Vitesse Arnhem në Holandë në edicionin 2020-2021 para se të bashkohej me Southampton.

Mes shumë klubeve që kanë treguar interes për Brojën, Ëest Ham ka qenë më këmbëngulësi për të blerë përfundimisht kartonin. Oferta e parë e skuadrës David Moyes prej 25 milionë stërlinash u refuzua nga Chelsea, por West Ham është rikthyer sërish duke vënë në tavolinë plot 30 milionë stërlina për kartonin e Brojës. Një shumë e tillë prej rreth 35 milionë eurosh natyrisht përbën edhe një ndër ofertat më të larta konkrete për një futbollist të kombëtares shqiptare, por kjo shumë nuk ka mjaftuar për të tunduar Chelsean.

Mediat britanike sugjerojnë se me dëshirën e madhe e po ashtu dhe vullnetin për të shpenzuar shuma të konsiderueshme, për Ëest Ham arritja e një akordi në termat personalë me Brojën nuk do të ishte një problem, por tanimë është vetë Tuchel që në një farë mënyre ‘i hedh ujë zjarri’ në lidhje me një largim të Brojës në Londën lindore, duke theksuar se dëshiron ta mbajë sulmuesin e kombëtares shqiptare. “Nuk pres që Armando të largohet, edhe pse ne jemi në dijeni të ofertave dhe interesit për të”, – u shpreh trajneri i Chelsea-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA